TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Vetëm një gjë mund të funksionojë me Korenë e Veriut, pasi kemi parë që në 25 vite të dështojnë të gjitha negociatat e presidentëve të mëparshëm”, u shpreh Donald Trump. Presidenti amerikan theksoi se dy vendet prej kohësh janë përfshirë në një retorikë të nxehtë, në lidhje me programin bërthamor koreano-verior, por duket se nuk mund të zgjidhet asgjë me negociata.
Peniani thotë se kohët e fundit ka testuar me sukses një bombë miniaturë me hidrogjen, që mund të ngarkohet në një raketë me rreze të gjatë. Presidenti Trump ka paralajmëruar më parë se SHBA mund të shkatërrojnë Korenë e Veriut nëse është e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare të Amerikës dhe për të mbrojtur aleatët e saj në rajon.
TPZ.AL