AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 17:03

Berisha shfrytëzon rastin thumbon Ramën, piktor dështak

Berisha shfrytëzon rastin thumbon Ramën, piktor dështak

Sali Berisha ka shfrytëzuar rastin për ti kujtuar Edi Ramës aftësitë e tij në pikturë. Sulmet e kryeministrit ndaj këngëtarit Klajdi Musabelli, edhe shkarkimi nga puna i këtij të fundit, kanë sjellë mjaft reagime nga politikanët. E para që reagoi ishte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe menjëherë pas saj nuk mund të mungonte reagimi i  ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në facebook, Berisha e ka cilësuar sulmin e Ramës ndaj këngëtarit Musabelli si qesharak dhe të turpshëm.

Ja postimi i Berishës:

Piktori dështak kundër një këngëtari të talentuar!

Miq, sot, në serinë e sulmeve në asamblenë e partisë siçiliste, njeriu më i sulmuar është këngëtari i ri i talentuar Klajdi Musabelliu, ndër të tjera edhe gazetar, sepse ai paska qenë i punësuar në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Ky është sulm qesharak dhe absurd i një piktori të dështuar, që vetëm pak javë më parë, kritikë botërorë të artit krahasuan me zhgarravinat e një adoleshenti të droguar zhgarravinat që kishte afishuar me paratë e takspaguesve në Bienale të Venecias.

Ky sulm dëshmon se sa i lig mund të bëhet dhe se ku mund të çojë verbëria nga xhelozia një artist dështak! sb