AKTUALITET, 7 Tetor 2017, 22:01

Vodhi mijëra euro bizhuteri në Maltë, në kërkim shqiptari 24-vjeçar

Vodhi mijëra euro bizhuteri në Maltë, në kërkim

Policia malteze publikoi foton e një shqiptari që, ajo e beson se është njeriu që lidhet me vjedhjen e një dyqani argjendarie, “Diamonds International”, në Pjazza Tigne në Sliema.

Policia tha se, Ramazan Hysa, 24 vjeç dhe me kombësi shqiptare, është duke u investiguar për vjedhjen e disa mijëra eurove në dyqanin e argjendarisë, shkruan gazeta malteze “The Malta Indipedent”.

“Dy të armatosur dhe një i maskuar i kërkuan argjendarit bizhuteritë, por një punonjës i dyqanit rezistoi. Dy njerëz u lënduan gjatë vjedhjes”, shkruan “Times of Malta”.

Policia lokale ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të dhënë informacione rreth shqiptarit. /d.f/TPZ.AL/