TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, mohoi më mënyrë kategorike se ai lëviz i shoqëruar me truproja.
“Nuk është e vërtetë. Nuk kam badigarë. Nuk mbrohem me forca shtesë”, iu përgjigj Sejdini pyetjes së bërë nga televizoni informativ News34, pas mbylljes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Në lidhje me akuzat në shtyp, se dhëndri i tij, Sokol Sanxhaktari është i përshirë në aktivitete kriminale, Sejdini e mohoi, duke ripërsëritur se “është drejtësia ajo që do të flasë”.
Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, tha se "Sejdini kishte ardhur në Tiranë i shoqëruar nga katër truprojë të armatosur, për shkak se i ruhet ndonjë hakmarrje të mundshme të fisit Çapja”.
Qazim Sejdini ka qenë Prefekt i Prefekturës së Elbasanit (2002-2005), përpara së të fitonte mandatin e Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, ku aktualisht ndodhet në mandatin e tretë.
Sejdini, i cili në vitin 1995 u zgjodh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Elbasanit, konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në qytetin e Shqipërisë së Mesme, ndërkohë që familja e tij zotëron disa apartamente dhe investime kryesisht në Fier dhe Vlorë. /TPZ.AL/