TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një përplasje me armë ka ndodhur sot, në qytetin e Elbasanit, në lagjen ‘Visarion Xhuvani’. Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, teksa pas një konflikti të çastit, një person ka qëlluar me armë në ajër.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës, dy gëzhoja arme zjarri. Grupi hetimor ka marrë edhe pamjet filmike të një lokali aty pranë dhe po punon për identifikimin e e autorëve, të cilët kanë qenë të dy të armatosur.