AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 12:48

Prokurorja Elizabeta Ymeraj: Tahiri mund të prishë provat!

Prokurorja Elizabeta Ymeraj: Tahiri mund të prishë provat!

I pyetur nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nëse organi i akuzës ka dyshime të arsyeshme se Saimir Tahiri, mund të ikë nga vendi, të prishë provat apo t’i shmanget hetimit, përgjigja e prokurores Elizabeta Ymeraj ka qenë e drejtpërdrejtë.

Ajo ka deklaruar se prokuroria e krimeve të rënda ka dyshime se mund të ndodhet përpara këtyre rasteve dhe se Tahiri mund t’i shmanget hetimit.

Ymeraj: Siç dihet, personi për të cilin kërkojmë autorizimin ka qenë Ministër i Brendshëm, si rezultat dhe i lidhjeve të tij, ekziston rreziku i pirshjes së provave./TPZ.AL/