TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj lexoi kërkesën e këtij institucioni, për heqjen e imunitetit ndaj deputetit Saimir Tahiri dhe hapjen rrugë të arrestimit të tij.
Ai theksoi se Prokuroria ka prova të plota, që përforcojnë bindjen e saj për përfshirjen e Saimir Tahirit, në aktivitet kriminal.
Ja fjala e plotë e prokurorit Besim Hajdarmataj:
‘Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar që prej 2016-ës, raste të ndryshme të kryerjes së veprës penale të kultivimit të kanabisit, aktivitet që mbështetej edhe nga punonjës policie, të cilët siguronin kushtet dhe mundësitë e kultivimit dhe shitjes së tij. Gjatë veprimtarisë hetimore kemi arritur të mbledhim prova dhe të dhëna, se një grup personash, ku përfshiheshin edhe dy punonjës policie, i krijonin mundësinë grupit të ‘Habilajve’, të kryenin aktivitetin e kultivimit të kanabisit, pa shqetësimin e policisë. Gjatë vitit 2017, kemi arritur të provojmë dhe të dokumentojmë se në fshatin Babicë, ishte magazinuar një sasi e madhe kanabisi, e bërë gati për t’u transportuar. Aktiviteti i Prokurorisë mbetet i kufizuar, për faktin se kishte dhe ka punonjës policie të përfshirë në ruajtjen e këtij aktiviteti kriminal. Pas arrestimit të Habilajve, në shtetin fqinj, Itali, nga përgjimet e tij, kishte biseda kompromentuese për deputetin Saimir Tahiri, për përfshirjen e tij në këtë aktivitet kriminal. Nga hetimet tona, ne kemi bindjen dhe dyshimin e arsyeshëm , që në këtë aktivitet është i përfshirë edhe deputeti Saimir Tahiri. Bindja jonë përforcohet edhe nga përputhja e hetimeve tona, me bisedat e përgjuara të Habilajve. Tahiri i shiti mjetin më 05.10.2013, njërit prej vëllezërve Habilaj, por automjeti është përdorur dhe ripërdorur disa herë nga deputeti, edhe në momente të mëpasshme. Që nga viti 2013, deri në prill të 2017-ës, kohë kur Tahiri ishte Ministër i Brendshëm, asnjëherë nga policia e shtetit nuk është referuar ndonjë material për aktivitetin kriminal të këtyre personave, çka rrit bindjen tonë për përfshirjen e tij në këtë aktivitet', tha Hajdarmataj.
Më tej prokurori theksoi se dokumentat e tjera nuk mund të bëhen publike sepse përbëjnë sekret hetimor.
/TPZ.AL/