AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 13:10

Prokurorja Ymeri: Mbyllni dyert, t'ju tregojmë provat për implikimin e Tahirit në trafik

Prokurorja Ymeri: Mbyllni dyert, t'ju tregojmë provat për

Prokurorja Elisabeta Ymeri, sëbashku me kolegët e saj, kanë përsëritur disa herë kërkesën për largimin e mediave nga mbledhja e e Këshillit të Mandateve. Sipas prokurorëve, provat që tregojnë lidhjet e Saimir Tahirit me Habilajt, përbëjnë sekret hetimor dhe nuk mund të paraqiten përpara mediave.

Kërkesa e prokurorëve po shtyhet nga deputetët e Partisë Socialiste, të cilët kërkojnë prova por nuk lejojnë mbylljen e dyerve për mediat.

TPZ.AL