TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Socialistët marin rolin e Gjykatës duke kërkuar nga prokurorët diskutimin e çështjes në themel. Ndërsa prokurorët janë përgjigjur se duan vetëm autorizimin për ta çuar çështjen në Gjykatë, deputetët e majtë vazhdojnë të këmbëngulin për të krijuar shoë mediatik.
Deputetët socialistë vazhdojnë të zgjasin mbledhjen e Këshillit të mandateve me pyetje pa fund duke marrë në mbrojtje Saimir Tahirin. Tashmë mbrojtjen e Tahirit e ka marrë në dorë deputetja Socialiste Vasilika Hysi. Të gjitha pyetjet kanë të bëjnë nëse është një procedim i nisur nga shkrimet në gazeta apo nga pala italiane. Për herë të 7 prokuroria iu përgjigj pyetjes. Ndërsa Socialistët nguten të pyesin prokurorinë pse ka kaq ngut për të bërë drejtësi? Pavarsisht përgjigjeve të prokurorëve socialistët vazhdojnë pyetje dhe ripyetje.
TPZ.AL