AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 11:56

Prokuroria: Ja akuzat ndaj Saimir Tahirit

Prokuroria: Ja akuzat ndaj Saimir Tahirit

Prokurori Hajdarmataj iu përgjigj kërkesës së deputetit Enkelejd Alibeaj, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj deputetit Saimir Tahiri dhe mundësive që ky i fundit të prishë dhe fshehë provat.

'Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për ‘Trafikim i lëndëve narkotike’, parashikuar në nenin  283/a, të Kodit Penal dhe ‘Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit’, parashikuar nga neni 260, i kodit Penal. Ne kemi dyshimin e arsyeshëm që i dyshuari të mund të përpiqet të fshehë apo prishë provat, për akuzat ndaj tij', tha prokurori Hajdarmataj.

TPZ.AL