AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 11:31

Prokurori i përgjigjet Xhafajt: Kemi dosje serioze, nuk bëjmë show!

Prokurori i përgjigjet Xhafajt: Kemi dosje serioze, nuk bëjmë

Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar që mbledhja e këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kjo për faktin se në dosjen e Prokurorisë që kërkohet heqja e imunitetit të Tahirit dhe arrestimi i tij, ka informacione sekrete. Hajdarmataj i ktheu një përgjigje në distancë edhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që më herët tha se çështja e Tahirit nuk ka prova dhe se po bëhet nga prokurorë të përdorur politikisht. “Kemi ardhur me një kërkesë serioze, kemi dokumentacionin me vete, nuk kemi ardhur për asnjë show mediatik apo politik siç po thuhet këto ditë. Kërkojmë që çdo gjë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe rregullat që ka ky komision”, tha Hajdarmataj.