TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Ministri i Drejtësisë, nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, po merr pjesë në seancën e Këshillit të Mandateve. Edhe pse ka më shumë se 2 orë si mbledhje, Naço nuk ka arritur të nxjerrë asnjë fjalë nga goja.
Ai ngriti dorën fillimisht për të marrë fjalën, por kryetari Gramoz Ruçi nuk ia dha këtë shans. “Ulini duart, të gjithë doni të flisni pa radhë” – u shpreh Ruçi.
Që pas këtij reagimi të Ruçit, ish ministry Naço heshti dhe vendosi të qëndroj si spektator, në një nga mbledhjet më të rëndësishme në vend, atë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit./TPZ.AL/