TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hadarmataj, deklaroi se në datën 17 tetor i ka dërguar një letër-porosi, autoriteteve italiane, për të marrë dosjen hetimore, ku përmendet ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas Hadarmataj, prokuroria morri përgjigje nga autoritetet italiane, në datë 18 tetor, një ditë më pas, ku dosja ishte voluminoze dhe në gjuhën italiane.
Por, pa përkthyer ende materialin nga gjuha italiane, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka lëshuar në datë 19 tetor, një urdhër-arresti dhe heqjen e imunitetin e deputetit Saimir Tahiri.
“Ka ardhur një dosje nga italia, sipas letër-porosisë tonë dhe ende po përkthehet. Ndërkohë po presim të tjera materiale nga Italia”- shprehet Hadarmataj./TPZ.AL/