AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 11:39

Avokati i Tahirit, dikur mbronte Koço Kokëdhimën për heqjen e mandatit

Avokati i Tahirit, dikur mbronte Koço Kokëdhimën për

Teksa ka nisur sot Këshilli i Mandateve, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, ky i fundit prezantoi edhe avokatin të cilin do ta mbrojë.

Bëhet fjalë për Artan Hajdarit, avokat i cili punon bashkë me kryetarin e Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia. Hajdari është një ekspert i njohur në fushën e drejtësisë, ndërsa në të shkuarën  ka patur çështje të ngjashme, në mbrojtje të deputetëve në Këshillin e Mandateve.

Në vitin 2015, Hajdari ishte avokat i deputetit socialist në atë kohë, Koço Kokëdhima, të cilit iu hoq mandati me akuza për shkelje të ligjit, duke përfituar nga fondet publike.

Avokat Artan Hajdari, gjihashtu ka mbrojtur Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, për çështjen e ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri./TPZ.AL/