AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 13:44

Avokati i Tahirit, thirrje anëtarëve të Këshillit, që të mbrojnë deputetin

Avokati i Tahirit, thirrje anëtarëve të Këshillit, që

Avokati i Saimir Tahirit, Artan Hajdari, bëri një kërkesë të paprecedentë, ndaj anëtarëve të Këshillit të Mandateve, për të mbrojtur deputetin, përballë akuzave të ngritura nga prokuroria.

‘Ne jemi në një terren kushtetues, ku deputeti Saimir Tahiri duhet të mbrohet nga akuzat e Prokurorisë, sepse ata kanë ardhur të kërkojnë lejen për arrestimin e një deputeti dhe ju duhet të kërkoni argumenta për këtë’, tha avokati Hajdari.