TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Saimir Tahiri ka ndryshuar sjellje kryekëput. Nga dita e djeshme që qante në emisionin Opinion dhe kërkonte të vërtetën, ai ka kaluar në sulm frontal ndaj prokurorëve.
Tahiri ka folur me një ton shumë të lartë dhe ka pyetur prokurorët a kanë dijeni që ai në vitin 2014 ka takuar prokurorin e përgjithshëm, pas skandalit politik që shpërtheu lidhur me makinën e tij. Qëllimi i pyetjes së Tahirit nuk është kuptuar nga askush dhe prokurorët kanë thënë se nuk ka rëndësi përse nuk është hetuar më parë dhe po kryhen hetime tani.
Saimir Tahiri: A keni dijeni që në 11 Shtator të vitit 2014, kam shkuar tek Prokurori i Përgjithshëm, pas deklaratave për përfshirjen e makinës time në aktivitet kriminal. Kam kërkuar hetim dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar hetim për këtë çështje. Keni dijeni për këtë procedim? Kur thoni nuk ka referim nga policia, dhe unë them kam ardhur vetë, e dini këtë?
Prokurori Hajdarmataj: Po flasim për referime për aktivitet kriminal të disa personave. Ju jeni përfshirë në skandal politik dhe keni ardhur të sqaroni pozitën tuaj. Nuk ka material të referuar nga policia e shtetit, jo nga ministri, për personat konkret (Habilajt).
Prokurori Hajdarmataj: Nuk jemi në dijeni që ky procedim të ketë shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
TPZ.AL