AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 13:54

Çështja Tahiri?! Donald Lu dhe Vlahutin mësyjnë zyrën e Ministrit të Brendshëm

Çështja Tahiri?! Donald Lu dhe Vlahutin mësyjnë zyrën

Ndërkohë që në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandatave për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit e deputetit Tahiri, diku tjetër ministi i brendshëm Xhafaj është takuar rreth 1 orë e 30 minuta me ambasadorët Lu e Vlahutin.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, po vjen në një moment mjaft të tensionuar në vendin tonë kur ish-ministrin Tahiri dyshohet si i përfshirë në një trafik droge,

Më herët Xhafaj gjithashtu bëri një deklaratë të fortë duke akuzuar Prokurorinë se është duke u përdorur politikisht nga segmente të caktuara.