TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Media publikoi një dosje të madhe për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe për herë të parë prokuroria kërkoi zhveshjen nga imuniteti parlamentar të deputetit. Mbledhja e këshillit të radhës të mandateve dhe rregullores u kthye në një show publik dhe kryqëzim ndaj prokurorisë së Republikës. Me një mbrojtje nëpërmjet sulmit shumica e majtë kërkoi prezencën e medias në sallë dhe procedura ja la vendin sulmit publik mbi prokurorinë.
Udhëheqësi i kryqëzatës anti prokurori ishte deputeti Ulsi Manja, i cili nëpërmjet pyetjeve proceduriale tentoi të hidhte mjegull mbi kërkesën e prokurorisë. Të gjitha pyetjet e deputetit socialist tentonin të hynin në themel të çështjes.
“Kemi një material të ardhur nga pala italiane, i kemi zbatuar të gjitha procedurat” tha prokurori Hajdarmataj
“Por tendenca për të krijuar probleme proceduriale është një sinjal për të bllokuar punën e prokurorisë dhe për tu bërë pengesë për punën e saj” tha Enkeleid Alibeaj. Menjëherë ndërhyri kryetari i Kuvendit i cili i ri'dha të drejtën e vazhdimit të listës së pyetjeve deputetit Ulsi Manja.
“A jeni në dijeni të ndryshimit të ligjit në kuadër të reformës në drejtësi? A ka kaluar letër porosia nga ministria e Drejtësisë?”- ishte pyetja e radhës e deputetit Ulsi Manja i cili mendoi se e kapi prokurorinë.
“Midis Republikës së Shqipërisë Republikës Italiane egziston një marrveshje dypalëshe derivati i konventës europiane, dhe ne kësaj marrveshje i jemi përmbajtur.” Tha Gentian Osmani prokuror i krimeve të Rënda.
Ju keni ndërmarrë këtë veprim ndaj saimir Tahirit vetëm duke ju referuar shkrimeve në gazetë dhe shkrime portalesh? – vazhdoi pyetjet e tij “ligjvënësi” Manja
"Dosja është e plotë me të gjithë fashikujt dhe e administruar në rrugë zyrtare nga ana e prokurorisë."- iu përgjigj prokurori Besim Hajdarmataj
Pyetje përgjigjet vazhdojnë ende por vullneti politik duket i mangët. Shqiptarët sot prisnin një seancë formale dhe dhënien e autorizimit për vazhdimin e punës së prokurorisë. Zelli i reformës në drejtësi i trumpetuar nga socialistët është zbehur dukshëm dhe tregon që reforma do të kap ata peshqit e vegjël sepse klasa politike nuk do e shesi vetveten. Kjo tregon edhe një herë se deputetët e kanë votuar reformën në Drejtësi për të tjerët jo për veten e tyre.
/TPZ.AL/ J.O