AKTUALITET, 20 Tetor 2017, 14:13

Tahiri pyet prokurorin Hadarmataj: Je në dijeni që kam informuar Llallën për "Audin"

Tahiri pyet prokurorin Hadarmataj: Je në dijeni që kam informuar

Pas dy orësh e gjysëm, Saimir Tahiri ka marrë fjalën dhe e ka shfrytëzuar për të lëshuar një sërë pyetjesh për prokurorin Hajdarmataj, personi i cili ka firmosur dokumentin për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm.

Tahiri e ka pyetur prokurorin nëse a është në dijeni për faktin se ai vetë ka shkuar tek Prokurori i Përgjithshëm Llalla në lidhje me përfshirjen e makinës së tij të shitur (Audi A8) në trafik droge. Por situata është acaruar në momentin kur Hajdarmataj në përgjigje i është drejtuar Tahirit me përemrin “ti”, gjë që mesa duket e ka acaruar së tepërmi deputetin e PS-së. Për më tepër lexoni më poshtë debatin pyetje përgjigje: Tahiri: Ju thatë që nuk është referuar material për Habilajt, jam i saktë? Prokurori Hajdarmataj: 2013-ta e pas nuk ka material. Tahiri: Nga koha kur jam unë ministër. Prokurori: Jo Tahiri: A jeni në dijeni se në 13 shtator të 2015 kam shkuar unë te Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës sime në trafik droge. Jam këtu vetëm për të vërtetën, dita për politikë do të vijë, a jeni dijeni që jam paraqitur te zyra e Llallës dhe kërkova hetim për përfshirjen e makinës sime në trafik dhe Krimet e Rënda regjistroi procedim për këtë cështje që u mbyll në 29.12,2015. Pra e dini që është hetuar? Kur thoni, që s’ka referim unë them kam ardhur unë të hetoni, e dini këtë? Tahiri: Kam ardhur unë, pas deklaratave publike të shtatorit 2015, kam kërkuar hetim te ju dhe ju regjistruar procedim dhe mbyllët hetimin dhe dhatë edhe një vendim. Prokurori: Po flasim për referime për një aktivitet kriminal të disa personave, ju jeni përfshirë në një skandal politik, unë thashë dhe e përsëris prapë në dijeni time nga regjistrat nuk ka material nga policia e shtetit, nga drejtoritë e policisë për personat konkrete. Tahiri: skandalet politike mi lini mua jam më i zoti, Krimet e rënda ka hetuar me procedimin e shtatit për makinën tim edhe përfshirjen e makinës nga Habilajt, keni dijeni apo jo Prokurori: Ne në një numër procedimesh që thua ti Tahiri: Jam ju, nuk jam ti e para e punës Prokurori: Tani kemi shumë kohë këtu dhe na shpëton diçka Alibeaj, deputet i PD: Kjo është e turpshme! Lërini tani këto fjalë