AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 17:39

Tahiri: Ndjesë atyre që më besuan! Bushati: Tahiri jo në formë të mirë

“Sot është një ditë jo e lehtë për mua në raport me vetën, moralin tim, familjen time dhe me tim bir. I kërkoj ndjesë tim biri, familjes sime dhe çdo shqiptari që më ka besuar ”, - këto ishin fjalët me të cilat, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahirit, nisi deklaratën e tij për mediat. Duke treguar kështu gjendjen e vështirë, në të cilën ndodhej pas gjithë deklaratave, akuzave apo lajmeve që shpërthyen sot kundër tij

Për këtë ngjarje dhe për situatën e vështirë të tij, ka folur dhe analisti Andi Bushati. I ftuar sot në  News 24, Bushati tha se gjendja e vështirë e Tahirit, kuptohej gjatë leximit të deklaratës.

“Mua mu duk në formën e tij jo të mirë, dukej që ishte në vështirësi nga mënyra se si lexonte, apo se si qëndronte gjatë deklaratës së tij”, ka thënë Bushati.