AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 13:58

Llalla refuzon takimin me Tahirin: Je person i dyshuar!

Llalla refuzon takimin me Tahirin: Je person i dyshuar!

 

Ka dështuar përpjekja e Saimir Tahirit për të takuar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Burime nga prokuroria thonë se Adriatik Llalla i ktheu përgjigje negative kërkesës së Saimir Tahirit për një takim në zyrën e tij. Në përgjigjen e tij Prokurori i Përgjithshëm mësohet t’i ketë thënë Tahirit se tashmë ai “është një person i dyshuar” në lidhje me arrestimin e Habilajve.

/Lapsi.al/