AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 16:58

Saimir Tahiri: Nuk do t'i kërkoj mbrojtje kryeministrit!

Saimir Tahiri: Nuk do t'i kërkoj mbrojtje kryeministrit!

Saimir Tahiri gjatë konferencës për shtyp, ku i kthente përgjigje opozitës, bëri një deklaratë edhe për shokët e partisë së tij dhe kryeministrin Edi Rama.

"As kam ndërmend të kërkoj apo ti shtrij dorën ndokujt, në politikë, pushtet, media apo cfarëdolloj, për të kërkuar ndonjë hije a skutë në rrugën që duhet bërë, nga unë vetë i pari, për të nxjerrë të gjithë të vërtetën në dritë. Nuk kërkoj nga askush të më besojë e aq më pak të më mbrojë publikisht, më së pari nga kolegët e partisë sime, në parlament ose jo. Në qeveri padyshim, përfshirë kryeministrin." u shpreh Tahiri.

Tahiri tha se nuk do t'i kërkojë ndihmë apo mbrojte as partisë dhe as kryeministrit Rama. Ky i fundit postoi një status në facebook ku kërkonte zbardhjen e të vërtetës, një deklaratë që u duk se e "dorëzonte" Tahirin përpara të gjithë atyre që sot e akuzojnë. /TPZ.AL/

VIDEO:

https://www.youtube.com/watch?v=o1EGQP4dyJ0&feature=youtu.be