AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 16:40

Saimir Tahiri: Gabimi im i vetëm, shitja e makinës pa verifikuar kujt po ja shisja

Saimir Tahiri: Gabimi im i vetëm, shitja e makinës pa verifikuar kujt

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, për t’ju përgjigjur akuzave të opozitës për lidhjet me Moisi Habilajn, personin e arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Tahiri tha se opozita po shfrytëzon pallavrat e dy kriminelëve të cilët i mburren njëri tjetrin se kush njeh më shumë politikanë.

Tahiri u ndal edhe tek akuzat e opozitës për shitjen e makinës së tij, Moisi Habilajt. Ai tha se kjo gjë ka ndodhur më shumë se katër vite më parë dhe se ka qenë një gabim i madh mungesa e verifikimit të personave të cilët po ja shiste automjetin.

"Kam bërë gabim që kam neglizhuar. Mbaj përgjegjësi morale të plotë për këtë veprim. Përtej kësaj nuk kam asnjë përgjegjësi, qoftë ndaj këtyre personave që jane kushërinjtë e mij të gradës së dhjetë." u shpreh Tahiri

/TPZ.AL/ 

https://www.youtube.com/watch?v=o1EGQP4dyJ0&feature=youtu.be