TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vijim të vizitës së tij në Maqedoni, kryeministri Edi Rama ka takuar liderët shqptarë të atjeshëm. Rama ka biseduar për disa minuta me Zijadin Selën, kryesisht për zgjedhjet lokale dhe atmosferën pas tyre.
‘Pata një takim shumë miqësor me kryeministrin Rama, ndërsa folëm kryesisht për atmosferën zgjedhore, pas këtij raundi të parë’, tha Sela pas takimit.
Më pas, Rama takoi edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe kryetaren e sapozgjedhur të Tetovës, Teuta Arifin. Të tre u ulën në një hotel të njohur të Shkupit, buzë lumit Vardar, ndërsa mendohet se zgjedhjet lokale të kenë qenë tema e bisedës edhe në këtë takim.
TPZ.AL
[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/22422985_287371285110197_5826517612590268416_n.mp4"][/video]