AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 16:25

Tahiri mohon akuzat: Opozita shfrytëzon pallavrat e dy kriminelëve

Tahiri mohon akuzat: Opozita shfrytëzon pallavrat e dy kriminelëve

Tahiri: Kushdo që më njeh, i shtangur nga këto lajme

Tahiri: Përballë të gjithëve, unë kam mbrojtur policinë

Tahiri: Prokuroria le të më hetojë

Tahiri: Nuk dua të më besoni dhe më mbroni

Ashtu siç paralajmëroi, ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dalë në një konferencë për shtyp, për t'ju përgjigjur akuzave të opozitës.

Tahiri ka kërkuar zbardhjen e të vërtetës, dhe i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë sa më parë.

Unë e kuptoj shumë mirë, se cilido që më njeh mua, personalisht ose jo, përfshirë familjen time, miqtë, është i shtangur nga lajmet që bëhen publike e sidomos nga përfshirja e emrit tim.

Ashtu siç kuptoj mediat dhe gazetarët që presin përgjigje prej meje. Siç kuptoj dhe kundërshtarët e mi në opozitë, që për herë të parë as do t'i kundërshtoj dhe as do t'i akuzoj, që përdorin pallavrat e një krimineli… Kam punuar, që t’i luftoj kriminelët.”

Mediat italiane publikuan, përgjimet e kryera ndaj Moisi Habilajt, njërit prej të ndaluarve nga policia e shtetit fqinj. Nga përgjimi rezultoi , se një prej emrave që Habilaj përmend me bashkëpunëtorin e tij, është ai i Saimirit, të cilit Habilaj i duhet t’i japë 30 mijë euro për ngarkesën.

Në dokumentat e dosjes të publikuara nga mediat sot, ish-ministri citohet me emër dhe mbiemër:

Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë./TPZ.AL/

https://www.youtube.com/watch?v=o1EGQP4dyJ0&feature=youtu.be