AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 17:11

Basha publikon dosjen e plotë italiane, ku përmendet Saimir Tahiri

Basha publikon dosjen e plotë italiane, ku përmendet Saimir Tahiri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dosjen e plotë të autoriteteve italiane për hetimin e bandës së drogës që drejtonin Habilajt. Dosja e plotë prej 416 faqesh, tregon hetimet e vazhduara të bandës së drogës, ku edhe përmenden emrat e Habilajve.

Sakaq, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, më herët kryedemokrati Basha shkruante se:

“Faktet dhe provat tronditese te lidhjes se Edi Rames dhe Saimir Tahirit me mafian e droges dhe armeve jane para syve te cdo shqiptari. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te mos takohet me te dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese per ta vene ate para pergjegjesise penale”.

Kliko linkun për të lexuar dosjen e plotë:

https://demokratet.al/wp-content/uploads/2017/10/ordinanza-tahiri-habilaj.pdf