TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku është shprehur i sigurtë për arrestimin e ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit.
‘Përgjimet italiane arrestojnë Sajmir Tahirin, mandati ndërkombëtar i arrestit është i sigurt! Saje qorri provohet anëtar i bandës, merrte nga Habilajt 30 mijë euro për çdo rrugë transporti droge që bëhej me skafin e tij! Miq, përgjimet e partnerëve italianë, konfirmojnë përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës, që bënin tezakët e tij Habilaj’, shkruajti Berisha në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa më pas bashkëngjiste një artikull të meridioneës.it, që konfirmon përgjimet ndah ish ministrit.
Herët në mëngjes, kreu i PD-së, Lulzim Basha i kërkoi Kryeministrit Rama të arrestojë Saimir Tahirin, sepse tashmë i ka të gjitha provat në tavolinë, për implikimin e tij në trafikun e drogës, bashkë me Moisi Habilajn.