AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 11:18

Gjyqi ndaj Shullazit, përplasje mes Lindita Nikollës dhe Dhori Kules

Gjyqi ndaj Shullazit, përplasje mes Lindita Nikollës dhe Dhori Kules

Gjatë dëshimsë së saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka theksuar se ka marrë dijeni për kërcënimin dhe Dhori Kule i ka përmendur emrin e Shullazit, por këtë gjë e ka mohuar vetë Kule. Ky i fundit ka treguar në gjykatë se është vënë në dijeni të kërcënimit që ka pasur Mynyr Koni dhe ai vetë ka pasur një kërcënim të tillë.

Kule ka thënë se teksa ka qenë rrugës, persona me makinë e kanë ndaluar atë dhe i kanë thënë të mos ndikonte në dorëheqjen e Mynyr Konit. ‘Unë e mora si shaka në fillim dhe nuk i kushtova vëmendje’,- tha Kule. Dhori Kule nuk ka thënë se ky person ishte Emiljani Shullazi kur i është kërkuar ta identifikonte.

TPZ.AL