AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 16:12

Vidhte mjete pune, arrestohet futbollisti i Serisë A

Vidhte mjete pune, arrestohet futbollisti i Serisë A

Operacioni “Strascico” i skuadrës lëvizëse së Raguzës në Itali kundër një bande prej 17 personash të specializuar në vjedhje e mjeteve dhe veglave të punës, solli edhe arrestimin midis të tjerëve edhe të Nuncio La Torres (44 vjeç), një ish-futbollisti i Katanias dhe Kaljarit në vitet ’90.

La Torre ishte “një vjedhës profesionist”, thuhej në aktin e përpiluar nga Prokuroria e Raguzës.