TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
4 gusht 2012 – Ndalohen nga policia e Sant’Andrea gjatë operacionit “Aenea 2012” dy vlonjatë, 34 dhe 30 vjeç, me 122 kg kanabis me një vlerë 1 milion euro në një skaf 2 metra të gjatë.
15 nëntor 2013 – Kapen nga Guardia di Financa e Otrantos dy skafistë vlonjatë, B.S. (42 vjeç) dhe C.D. (20 vjeç) me 600 kg kanabis, me një vlerë tregu rreth 6 milionë euro.
15 shkurt 2014 – Kapet në rrugët e Brindizit në një kamion vlonjati M.H, 23 vjeç, për posedimin e 6 kg kokainë të pastër me vlerë tregu 3 milionë euro.
30 qershor 2016 – Policia e Barit arreston dy skafistë vlonjatë: H.H dhe E.B, të cilët kishin në bordin e një gomoneje 6 metra të gjatë 165 kg kanabis, me vlerë 1.5 milionë euro.
22 gusht 2016 – Guardia di Financa e Barit kap në Frigole një vlonjat, T.L, me precedentë penalë në Itali, për posedim të 214 kg kanabis, me një vlerë prej më shumë se 2 milionë euro.
10 dhjetor 2016 - Kapen nga policia e Leçes në një gomone, Engjëllush Mukaj dhe një italian, për posedimin e 711 kg kanabis.
16 janar 2017 – Në portin e Brindizit u kapën në një furgon 450 kg marijuanë (kanabis) që vlente në treg rreth 5 milionë euro. Policia e Brindizit arrestoi vlonjatin P.Ç, të cilët iu gjetën në furgon 31 thasë të mëdhenj të ndarë në 311 pako me kanabis. Shoferi i tha policisë së Brindizit se “nuk dinte gjë” dhe se ai paguhej vetëm 250 euro për të bërë rrugën.
27 janar 2017 – Kapen gjatë operacionit “Triton” në San Kataldo në një gomone rreth 8 metra të gjatë 760 kg kanabis me një vlerë prej më shumë se 7 milionë euro që u përkiste dy italianëve dhe një vlonjati 31-vjeçar, Admir Quacaj.
18 shkurt 2017 – “Jo vetëm kanabis, por tani dhe heroinë“, shkruan Brindisireport.it. Një vlonjat 24 vjeç u arrestua për posedimin e 5 kg heroinë me një vlerë prej 1 milionë e 600 mijë euro.
21 mars 2017 – Kapet A.M. me 1.5 ton kanabis me vlerë tregu rreth 1.5 milionë euro si dhe me një pistoletë.
20 korrik 2017 – Në Sand Benedetto u arrestuan një vlonjat me dy paketa: 16,5 kg dhe 10,2 kg (26,7 kg në total), ndërkohë që më 18 korrik ishin sekuestruar një vlonjati tjetër një sasi prej 80 kg kanabis.
6 gusht 2017 - Reparti operativ i “Guardia di Financa”i Barit në bashkëpunim me atë të Tarantos gjatë operacionit “Triton” kapën në dhe sekuestruan në portin e Manfredonias skaf 9 metrash të gjarë me tre motorë të fuqishëm, në bordin e të cilit ishin dy skafistë vlonjatë: B.B. (42 vjeç) e J.H. (31 vjeç), që të dy nga Vlora, për trafik ndërkombëtar narkotikësh: 110 koli kanabis në dimension të ndryshme, me një peshë në total 2, 6 ton (2261,50 kg), me një vlerë tregu 20 milionë euro.
21 gusht 2017 – Forcat e policisë së Puljas kapën një gomone 7 metra rë gjatë (me një motor jashtë bordit), si dhe arrestuan gjatë operacionit “Triton 2017” dy skafistë vlonjatë: R.L. (30 vjeç) dhe D.H. 23 (vjeç), të cilët hodhën në det 22 koli me peshë në total 663,85 kg dhe me një vlerë totale 6 milionë euro. Nga fillimi i vitit 2017, shkrua portali, Ilvelino.it, janë sekuestrua nga Guardia di Financa e Puljas, 24 ton kanabis dhe janë arrestuar 32 skafistë, ndërkohë që gjatë vitit 2016 në Pulja u kapën 22 ton kanabis.
2 tetor 2017 – Në kannalin e Otrantos ndalohen në gomone 8 metra të gjatë për posedim të 712 kg kanabis me një vlerë tregu prej 7 milionë euro tre vlonjatë: 38 vjeç, 23 vjeç dhe 23 vjeç. “Boll të mendosh, - shkruan Lecceprima.it, - që, nga fillimi i vitit janë kapur 28 ton hashash dhe janë arrestuar 38 skafistë, ndërkohë që në vitin 2016 u kapën 22 ton. Kjo do të thotë se, trafiku është intensifikuar”.
15 tetor 2017 - Arrestohen tre shqiptarë: Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, Fatmir Minaj , të cilët sipas policisë, italiane në muajt e fundit ka mundur të trafikojë drejt Italisë mbi 3500 kilogramë marihuanë në vlerën e 20 milionë eurove. (Tpz.al)