TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas arrestimit në Itali të Moisi Habilajt dhe akuzave të vazhdueshme të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ish ministri Saimir Tahiri, ka njoftuar se do të dalë në një konferencë shtypi në orën 16:00, ku do të sqarojë pozicionin e tij dhe akuzat e ngritura.
Pak më parë, Tahiri kërkoi të takohet, edhe me Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llallën, por ky i fundit e refuzoi takimin për shkak të angazhimeve.
Më herët Basha kërkoi nga kryeministri Rama, që të arrestohet Saimir Tahiri, për përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndërsa mediat italian, publikuan artikuj, që flisnin për implikim të ish ministrit në rrjetin e trafikut të drogës, të Moisi Habilajt.
TPZ.AL