TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gomone me vlerë 150 mijë euro, u sekuestrua ditën e sotme nga policia e Vlorës, në kuadër të operacionit 'Vjeshta 2017'.
Sipas policisë ky mjet i përket A.Ç., 29 vjeç nga Elbasani, i cili dyshohet për pastrim të produkteve të veprës kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit, për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme.
TPZ.AL