TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dosjen e plotë të autoriteteve italiane për hetimin e bandës së drogës që drejtonin Habilajt. Dosja e plotë prej 416 faqesh, tregon hetimet e vazhdueshme ndaj bandës së drogës, ku edhe përmenden emrat e Habilajve. Në dosje janë bisedat e trafikantëve ku ndër të tjera, Habilaj thotë për Tahirin se ai fiton rreth "5 milionë euro në muaj".
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, më herët kryedemokrati Basha shkruante se:
“Faktet dhe provat tronditëse të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me mafian e drogës dhe armëve janë para syve të çdo shqiptari. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të mos takohet me të dyshuarin Saimir Tahiri po të veprojë pa vonesë për ta vënë atë para pergjegjësisë penale”.
Pjesë nga dosja e prokurorisë:
“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”.
Bisedën e përgjuar teksa ata udhëtonin në një Fiat Bravo me targa DG826NA në 16.12.2013. Trafikantët mes të tjerave thonë se Tahiri i përdorte paratë që ata i jepnin për fushatë, e për një të tillë i duhen 20 milionë.
Teksa makina është në ecje, në bord ndodhen Moisi Habilaj dhe Sabaudin Celaj, i njohur si Sabi.
Moisiu: Do ketë gjetur ndonjë gjë Pippo
Sabi:…po pse e marrin në punë këta?
Moisi: eh..ka dhe një magazinë të vogël këtu
Sabi: po..aty ka një frigorifer të madh
Moisi: ..hera e fundit që e kanë ngarkuar …hera e fundit…
Sabi: ..ehh…po
Moisi: .. shkojmë të marrim ndonjë kostum të përshtatshëm e të mirë për ne
Sabi:..jo jo…a jemi kushërinj apo ça (qeshin të dy)…sa na kanë
mbetur?…1000 euro?…i harxhojmë edhe ato..dua të marr diçka për Artanin
Moisiu: …po jo më, se kemi para…a do të marr ndonjë gjë për ty?
Sabi: …ndonjë veshje serioze
Mesazhi që Habilaj i dërgon Florian Habilajt: Kismet pasnesër puç.
Habilaj: Me Antonion kemi gabuar duke ditur se ne kishim një eksperiencë të keqe me këto histori. Përse i kemi bërë punët me kaq ngut. Duhet që të linim atë të sistemonte punën e tij… Duhet ta linim që ta sistemonte dhe pastaj ta çonte në një vend tjetër. Këto janë gabime të pafalshme…. këto janë gabimet tona.. Ne nuk e dimë me kë jemi lidhur,. Ne nuk e dimë kë kanë dhe kë nuk kanë brenda ata bastardët.
Çelaj: Por një motiv duhet të ketë qenë. Nuk kanë shkuar fillimisht, pastaj kanë shkuar për të kontrolluar. Kështu …
Habilaj: Herën tjetër sapo të sistemoj punët e tij duhet ta lejë 30 km larg nga garazhi.
“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës.
Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.
“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë… 72 janë të atij në Fier, 20 te Arsenit, 170 mijë lek … hiq dhe ato të shtetit që janë …”, shkruhet në dosje.
Kliko linkun për të lexuar dosjen e plotë:
https://demokratet.al/wp-content/uploads/2017/10/ordinanza-tahiri-habilaj.pdf