TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shqipërisë së Mesme. Sipas raportimeve të mara, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjerë ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit, tek ‘Ura e Përroit’ në lagjen “Loni Dhamo” . Viktimat janë miq të familjes së Aldo Bare.
DY VIKTIMAT: LATIFI DHE HOXHA
Njëri prej viktimave është identifikuar si shtetasi Zamir Latifi, rreth 27 vjeç nga Lushnja ndërsa viktima e dytë është Jurgen Hoxha, 26 vjeç, nipi i njërit prej anëtareve të bandës së Aldo Bares. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur dhe pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, banues në Lushnjë. Nga ngjarja, sipas policisë, ka mbetur gjithashtu i dëmtuar lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.


GJENDET NJË MAKINË E DJEGUR
Makina e gjetur në vendin e quajtur “Çukas i Vjetër”, dyshohet se është përdorur prej autorëve të vrasjes së dyfishtë në Lushnje.
FORCAT RENEA NË LUSHNJË
Pas atentatit me dy të vrarë në qendër të Lushnjës, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë. Në vendin e krimit ndodhen forcat RENEA.
(d.f/TPZ.al)
