TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
DY VIKTIMAT: LATIFI DHE HOXHA
Njëri prej viktimave është identifikuar si shtetasi Zamir Latifi, rreth 27 vjeç nga Lushnja ndërsa viktima e dytë është Jurgen Hoxha, 26 vjeç, nipi i njërit prej anëtareve të bandës së Aldo Bares. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur dhe pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu, 26 vjeç, banues në Lushnjë. Nga ngjarja, sipas policisë, ka mbetur gjithashtu i dëmtuar lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç. [caption id="attachment_6959" align="aligncenter" width="475"]
Viktima Zamir Latifi, 23 vjeç[/caption]
[caption id="attachment_6967" align="aligncenter" width="457"]
Viktima Jurgen Hoxha, 23 vjeç[/caption]
GJENDET NJË MAKINË E DJEGUR
Makina e gjetur në vendin e quajtur “Çukas i Vjetër”, dyshohet se është përdorur prej autorëve të vrasjes së dyfishtë në Lushnje.FORCAT RENEA NË LUSHNJË
Pas atentatit me dy të vrarë në qendër të Lushnjës, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë. Në vendin e krimit ndodhen forcat RENEA. (d.f/TPZ.al)