AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 16:08

Pranga për Klaus Canin, masakroi me thikë të moshuarin

Pranga për Klaus Canin, masakroi me thikë të moshuarin

Plagosi me thikë 61-vjeçarin E.Sh, por liria e Klaus Canit zgjati vetëm pesë ditë.

Policia e Elbasanit i hodhi prangat 41-vjeçarit me akuzën për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Incidenti kishte ndodhur më 6 tetor në Lagjen “Xhami” Peqin, “gjatë një konflikti për motive të dobëta” siç e klasifikoi edhe policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. (d.f/TPZ)

https://youtu.be/WYdTJ7mzJ0Y