TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun italian, Paolo Xhentiloni, kryeministri Edi Rama deklaroi se Italia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shumë Shqipërisë.
“Italia nuk është thjesht dhe vetëm një partnere strategjike për Shqipërinë, por edhe një vend që e ndjejmë shumë pranë në të gjitha pikëpamjet dhe që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shumë Shqipërisë në rrugën e saj të vështirë të ndryshimeve dhe të kalimit nga një diktaturë e çmendur, në një shtet të së drejtës europiane”.
Rama veçoi ndihmën e Italisë në luftën kundër kanabasit.
“U dua ta falënderoj publikisht Kryeministrin, mikun fort të dashur Paolo, për ndihmën në fushën e sigurisë, veçanërisht në luftën kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit dhe fitoren mbi këtë fenomen”.
Ekonomia ishte një tjetër temë në fjalën e kryeqeveritarit shqiptar.
“Ka një potencial shumë të madh për të bërë akoma më shumë. Për të bërë në 2018-ën, një hap përpara dhe për të parë më shumë drejt ndërmarrjeve të mëdha italiane, të cilat mund të marrin një shembull shumë të mirë nga të gjithë ata që operojnë tashmë në Shqipëri”
Integrimi në Europë, ku Shqipëria është vend kandidat, ishte në fokusin e fjalë së Ramës.
“Italia ka bërë dhe bën për Shqipërinë në nivel europian dhe përsa i përket mbështetjes ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve që të jenë pjesë e kësaj familjeje, sepse Italia ka qenë gjithmonë dhe mbetet mbrojtësi më i madh i Shqipërisë në selinë europiane. Për këtë, Italia meriton vërtetë gjithë falënderimet tona, përfundoi Rama
Kryeministri italian, Xhentiloni e vlerësoi Ramën për italishten e tij.
“Shqipëria dhe Italia nuk janë vetëm dy vende të afërt, por janë të lidhur nga një miqësi e thellë, të lidhur nga marrëdhënie të jashtëzakonshme kulturore. Kryeministri Rama e njeh shumë mirë Italinë, flet gjuhën italiane. Ne e njohim realitetin shqiptar si fqinj të jashtëzakonshëm”.
Në planin ekonomik, Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Kemi një shkëmbim prej 2.3 -2.4 miliardë eurosh mes dy vendeve.
“Kemi më shumë se 600 ndërmarrje italiane që punojnë në Shqipëri. Italia importon mallra të shumta nga Shqipëria. Mund të bëjmë më shumë, edhe përsa i përket pranisë së ndërmarrjeve italiane, të mesme e të mëdha, në vend”, - tha Xhentiloni.
Bashkëpunimi mes sistemeve të drejtësisë të dy vendeve, për të rritur cilësinë e këtyre sistemeve. Gjithashtu, ka edhe një bashkëpunim aktiv mes gjykatave.
“Kemi një bashkëpunim mjaft aktiv në fushën e drejtësisë, të sigurisë dhe policive kundër krimit të organizuar, kundër trafikut të lëndëve narkotike, kundër rreziqeve për sigurinë si pasojë e terrorizmit. Dhe një bashkëpunim mes sistemeve tona të drejtësisë, për të rritur cilësinë e këtyre sistemeve. Ka edhe një bashkëpunim aktiv mes gjykatave.
Ndaj jam i lumtur që nga ky takim mes Italisë dhe Shqipërisë do të lindë një shtysë e re, jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për kontributin që dy vendet tona mund të japin për stabilitetin në rajon. Edhe një herë, faleminderit për vizitën tuaj! Faleminderit Edi!”, ”, tha Kryeministri italian. (d.f/TPZ.al)