AKTUALITET, 11 Tetor 2017, 17:31

Bushati: Ministri Xhafaj, sulme ndaj njerëzve të Tahirit

Bushati: Ministri Xhafaj, sulme ndaj njerëzve të Tahirit

Analisti i njohur, Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Opinion” të Neës24, foli për propozimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për ndryshimin e disa ligjeve Kodit Penal, për dënime më të rënda për prodhuesit dhe trafikantët e drogës.

“Në thelb konstatimi i Tahirit është i drejtë, për ndryshimin e dënimeve për trafikantët e kanabasit. Por, nga ana tjetër në kohën në Tahirit janë dënuar fukarenjtë dhe asnjëherë nuk u kapën peshqit e mëdhenj. Nuk kemi asnjë të dënuar përmes atyre që kanë nisur skemën e madhe te trafikut.

“Mendoj se, është më shumë një reflektim i Tahirit, pasi në kohën që ai ishte i ministër i Brendshëm, policia, edhe pse u propagandua si një suksese ishte një dështim i madh. Boll të kujtojmë Lazaratin, u dënuan fshatarët që e kishin mbjellës, por nuk u kapën organizatorët dhe përfituesit e mëdhenj, çka ishte dhe thelbi i kritikave të opozitës.

“Nëse e do ta shohim në sfondin politik, Tahiri kërkon tërheqjen e vëmendjes, sidomos tani që duket se po krijohet një opinion se ai ka qenë fajtori i vetëm i kanabasit.

Sulm nga ministri Xhafaj? Nëse shohim aktivitetin e Xhafaj, edhe gjatë periudhës së shkurtër që ai e drejtoi ministrinë e Brendshme, por dhe tani që ai është ministër ka një betejë të hapur me njerëzit e Tahirit. Ata nuk janë më në poste kyçe. Janë larguar 12 drejtorë qarqesh. Rama u detyruar ta shesë Tahirin se deshën ndërkombëtarët. Rendi nuk ka qenë histori suksesi, por dështim”, - tha analisti Andi Bushati.