TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthehen maskat në Korçë, duke terrorizuar banorët.
Sipas Ora News, burime konfidenciale bëjnë me dije se disa ditë më parë janë regjistruar vjedhje me armë në disa banesa në fshatin Boboshticë.
Sipas të njëjtave burime, persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur banesa të ndryshme duke marrë sasi të mëdha parash.
Po të njëjtat burime thonë se në banesën e shtetasit K.D jane marrë rreth 12 mln lekë të vjetra si dhe në banesën e shtetasit N.P një sasi e konsiderueshme parash.
Policia e Korçës nuk ka dhënë asnjë informacion për rastet në fjalë.