AKTUALITET, 14 Nëntor 2017, 21:01

Zbulohet arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Sokol Ballës

Zbulohet arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Sokol Ballës

Teksa ka lindur një “luftë” mes kryeministrit Edi Rama dhe televizionit kombëtar Top Channel, vijnë edhe kokat e para “të prera”.

Gazeta Express mëson me burime nga brenda Top Channel se bordi drejtues ka shkarkuar nga puna drejtorin e informacionit Sokol Balla. Në vend të tij është emëruar përkohësisht gazetari Endri Xhafo, i ardhur vetëm pak muaj më parë nga ABC News. Kujtojmë që ky është një rikthim i Xhafoz në Top Channel. Bordi ka shkarkuar Sokol Ballën pasi pronarët kanë kërkuar që Top Channel në vijim të jetë edhe më kritik ndaj qeverisë, por duket se kjo gjë është kundërshtuar nga ana e drejtorit të informacionit. Kjo linjë e re e Top Channel kundër Edi Ramës përforcohet edhe me faktin se Endri Xhafo, drejtori i ri i Informacionit është një prurje opozitar, i dalë hapur shpesh herë kundër “Rilindjes”. Pak ditë më parë në një aktivitet për ditët e medias të mbajtur në Tiranë pati edhe replika të forta mes Edi Ramës dhe Top Channel. Kjo situatë solli një reagim të kreut të ekzekutivit në facebook dhe një shkrim editorial nga ana e televizionit.