TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot në Kuvend do të diskutohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Në fakt, opozita ishte përgatitur për ta debatuar javën e kaluar, por mazhoranca e shtyu me një javë debatin që pritet të zhvillohet sot.
Ky projektvendim javën e kaluar u shndërrua në një “mollë sherri” dhe prodhoi shumë tension dhe përplasje midis shumicës dhe opozitës, ku spikati bllokimi i foltores nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.
Gjatë punimeve, kryeparlamentari Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. (d.f/TPZ.al)