TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eduard Ndocaj, ka reaguar mbrëmjen e sotme, në linjë telefonike për emisionin "Top Story". Ndocaj tha se nuk është arrestuar por është ndaluar për verifikim.
Ndocaj foli për padinë e shtetasit italian, i cili e akuzon se i ka marrë një shumë parash, për t'i siguruar një tender në Shqipëri. Ndocaj u shpreh se shtetasi italian ka probleme me veten dhe kujtesën e tij dhe për këtë shkak familja e tij ja ka marrë biznesin nën administrim. Ndocaj tha se nuk ka marrë asnjë shumë parash nga ky person në këmbim të sigurimit të një tenderi.
Ndocaj u shpreh se ndaj tij ka një sulm politik. Kur u pyet nga gazetari se kush po e sulmon politikisht, Ndocaj nuk dha një përgjigje të qartë por tha se asnjëherë nuk ka qenë servil i kryeministrit.
Kujtojmë se çështja e Ndocajt, u kthye në një skandal për shkak se u përfol se kryeministri Rama ka patur një takim me biznesmenin italian që sot akuzon Ndocajn, dhe se kryeministri mund të ketë qenë në dijeni se është diskutuar një aferë korruptive. / TPZ.AL /