AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 13:01

“U godit nga bashkëshorti me pjatë në fytyrë”, e dhunuara surprizon gjykatën

“U godit nga bashkëshorti me pjatë në fytyrë”, e

Historitë e dhunës në familje në vendin tonë, janë shumë të dhimbshme dhe ka mjaft raste të natyrës së tillë. Pre e dhunës, në rastet më të shumta bien femrat. Një histori e tillë gjendet edhe në Gjykatën e Tiranës, ku shtetasi Dashamir Ismaili është dënuar me 12 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”. I pandehuri ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit, për shkak të pendesës që ai ka shfaqur në gjykatë.

Por kush është historia e Dashamirit?

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, thuhet se i pandehuri është i papunë dhe përdorues i rregullt i pijeve alkoolike. Ai është babai i një vajze 11-vjeçare dhe veprën penale e ka kryer para syve të saj.

Më datë 02.07.2017, pasi ka dalë nga puna, rreth orës 16:30 bashkëshortja e tij ka parë që Ismaili po pinte raki. Për një moment i pandehuri i është drejtuar vajzës duke i kërkuar që ajo të blinte diçka, por vajza nuk ka pranuar dhe për këtë arsye i pandehuri ka dalë vetë nga banesa. Rreth orës 19:30, është kthyer në banesë ku gjendja e tij fizike ishte e rënduar nga pija. Përsëri i është drejtuar vajzës duke i kërkuar që të shkonte në dyqan e të blinte një shkrepëse. Vajza ka shkuar, por është vonuar pak. Kur është kthyer, ai i ka kërkuar vajzës llogari në lidhje me arsyen e vonesës, por kjo e fundit i është përgjigjur se në dyqan kishte shumë njerëz, prandaj dhe ishte vonuar. Pasi ka larguar vajzën, ka marrë një pjatë e cila ishte në tavolinë dhe  ka qëlluar bashkëjetuesen në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime në syrin e djathtë dhe në ballë.

Por ndonëse u godit, bashkëshortja e Dashamirit kërkoi nga gjykata, lehtësira ligjore për bashkëshortin, kërkesë, siç është shprehur kjo shtetase, është edhe në emër të fëmijës së tyre, e cila i ka kërkuar që sa më parë familja të qëndrojë e bashkuar. Gjithashtu, ajo deklaroi se izolimi i bashkëshortit ka sjellë një ulje të ndjeshme të të ardhurave të familjes.

TPZ.AL