AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 18:03

Rama ndodhet në Bruksel, por u mëson europianëve se çfarë bëjnë Rusia, Kina dhe Islami Radikal

Rama ndodhet në Bruksel, por u mëson europianëve se

Kryeministri Edi Rama gjatë samitit për Ballkanin në Bruksel, të organizuar nga “Miqtë e Europës” tha se përveç integrimit në Bashkimin Evropian la të nënkuptohet se ka edhe alternativa të tjera për Shqipërinë, duke e ilustruar se çfarë bëjnë Rusia, Kina dhe Islamizmi Radikal.

“Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin për gjithë jetën dhe nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur ndonjë pyll në Siberi, por në mes të Evropës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, një vend që negocion me Bashkimin Europian, pra rreziku është i pranishëm.

Po kështu edhe Kina mendon në afat të gjatë, kur kërtu mendojnë për kaër vjet. Kka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe me gjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i  duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, më besoni, do të ketë larmi të tjera, prandaj në të kundërt do të kemi një martesë shumë herë më të kushtueshme që të martoheni me ne”, tha Rama.