AKTUALITET, 5 Dhjetor 2017, 17:42

Misticizmi i cili pushtoi Hitlerin: Çfarë fshihej pas shoqërisë sekrete?

Shoqëria Thule ka marr emrin sipas vendit mitik përkatësisht ishullit. Evropa antike, këtë ishull e vendosi në veri, e me këtë nënkuptonte Britaninë, Skandinavinë ose Islandën dhe Grendlandin.

Çfarë fshihej pas kësaj Shoqërie dhe cila ishte lidhja e saj me Hitlerin, si e hukuntuan nazistët hisotrinë e racës ariane dhe si e mendonte Shoqëria Thule rendin e ri botëror .

Rendi i ri botëror

 

Pak është e njohur se pararendëse e lëvizjes Ahnenerbe me të cilën nazistët po hulumtonin historinë e racës ariane, ishte Shoqëria sekrete Thule, shkruan e përditshmja kroate “24 sata”. Shoqërine Thule e ka themeluar baroni Rudolf von Sebottendorff në vitin 1918. Anëtarët e kësaj Shoqërie janë takuar çdo të shtunë në hotel në München. Anëtarët e saj ishin nazist të shumtë, e Hitleri ishte anëtar i përkohshëm.

Shoqëria dëshironte të krijonte një rend të ri botëror duke vrarë njerëz dhe duke reduktuar popullsinë. Janë praktikuar seanca të ndryshme seksuale, janë kënduar këngë të ndryshme raciste, janë marr me meditime të zeza, kanë thirrur demonë duke ju kërkuar edhe udhëheqjen e tyre.

 

https://www.youtube.com/watch?v=zOJTBSEA5kY&feature=youtu.be

 

Shoqëria Thule e ka marr emrin sipas vendit mitik përkatësisht ishullit. Evropa antike, këtë ishull e vendosi në veri, e me këtë nënkuptonte Britaninë, Skandinavinë ose Islandën dhe Grendlandin. Në mesjetë konsiderohej se bëhet fjalë për një ishull në anën tjetër “të kufijve që i njeh” bota. Disa këtë ishull e kanë identifikuar me Atlantidën.

 

Kulmi dhe rënia e Thule

Hitleri ishtet nën ndikimin e madh të Shoqërisë Thule që në vitin 1920. Përveç Hitlerit, anëtar i rrespektuar i Shoqërisë ishte edhe Heinrich Himmler, komandanti i SS dhe Gestapos dhe njëri prej njerëzve më të fuqishëm të Gjermanisë naziste. Himmler ishte edhe njëri nga organizatorët kryesor të Holokaustit. Simboli i Shoqërisë Thule ishte i famshmi, dielli i zi.

 

 

Shoqëria Thulekishte rreth 250 mbështetës në München dhe rreth 1.500 në Bavari. Ishin të interesuar shumë për racizëm dhe luftën kundër hebrejve dhe komunistëve.

Në dhjetorin e vitit 1918, Sebottendorff planifikoi, por nuk ia arriti, që ta rrëmbej Bavarinë nga kryeministri socialist Kurt Eisner. Gjatë revolucionit të vitit 1919, anëtarët e Shoqërisë Thule ishin akuzuar se kanë bërë përpjekje që të sjellin në pushtet qeverinë e tyre, dhe se kanë përgatitur grushtet. Disa prej anëtarëve të Shoqrisë janë arrestuar dhe eliminuar.

Anëtarët e Shoqërisë kanë besuar se janë pasardhës së banorëve të Thules përkatësisht Hiperborejve, popull ky mitik i cili ka jetuar në veriun e largët, ku dielli kurrë nuk perëndon. Gjithashtu kanë hartuar një rrëfim të jashtëzakonshëm se pjesëtarët e popullit Thule kanë braktisur ishullin e tyre dhe kanë vajtur në Indi, më pas në shkretëtirën Gobi, për të vendosur në fund në Tibet. Se sa kanë besuar edhe vetë nazistët në këtë teori flet fakti se lëvizja Ahnerbe më vonë është munduar të dëshmoj se Gjermanët kanë prejardhjen prej atje madje në Tibet kanë dërguar edhe ekspedita.

https://www.youtube.com/watch?v=PAjU2YfO4x4&feature=youtu.be

 

Shoqëria Thule shumë herët e ka pranuar filozofinë e Friedrich Ëilhelm Nietzches për vdkejen e botës dhe Zotit. Në veçanti kanë pranuar teorinë e mbinjerëzve të cilët duhej të drejtojnë racat “e ulëta”. Natyrisht që intepretimet e tyre të Nietzches ishin të pjesërishme dhe ideologjikisht të ngjyrosura.

Doktrina bazë e Shoqërisë Thule ishte e fshehtë. Pretendonin që të kalojnë në një dimension të dytë përkatësisht botën shpirtërore, dhe të bashkohen me atë “hyjnore”. Me “hyjnore” anëtarët e Shoqërisë Thule nënkuptonin zotërat german dhe holandez për të cilët theksonin se janë paraardhësit e tyre të lashtë. Nga anëtarësia kërkohej nënshtrim dhe përkushtim i verbër ndaj Shoqërisë ku përfshiheshin edhe ritet e ndryshme.

Hitlerin kjo Shoqëri e konsideronte Mesi dhe shpëtimtar të popullit gjerman. Shoqëria është shpërbërë nga fundi i viteve ’20-të të shekullit të kaluar, por disa historian besojnë se Shoqëria Thule ka vazhduar të veprojë edhe më vonë.