TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç thekson se ish-regjimi maqedonas me paratë e tij të pista po blenë kompani nëpër Serbi. Në qendër të kësaj ndërmarrje është Ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijalkov dhe miku i ngushtë i Ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski
Boris Georgievski, Nemanja Rujević
A po i largojnë paratë jashtë Maqedonisë, zyrtarët e lartë të ish-regjimit të Nikolla Gruevskit? Megjithë indiciet e shumëta që ekzistonin, politikani opozitar serb, Vukjeremiç konfirmoi se me paratë e pista nga Maqedonia është blerë edhe kompania e Krushevcit “14 oktobar”.
“Ata që ishin pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit, në panikë kanë nisur ti largojnë paratë nga Maqedonia", tha Jeremiç për Televizionin “Naša". Sipas tij, “me skema të ndryshme" përmes parajsave fiskale, Holandë dhe Çeki, me para të pista po blejnë kompani me ç’rast në qendër të kësaj ndërmarrje është Ish-shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Sasho Mijalkov.
Jeremiç saktësoi se kompania “Czechoslovak Group" përmes kompanisë së Beogradit “SCMG”, drejtor i së cilës është Vojislav Sparavalo, në muajin tetor ka blerë kompaninë e Krushevcit “14 oktobar" për katër milionë euro. Kjo kompani ka falimentuar nga janari i vitit të kaluar kur është vlerësuar 48 milionë euro, e qeveria serbe disa herë ka paralajmëruar se do të gjejë partner strategjik.
“Repartet në mënyrë simbolike do ti marrim më 14 tetor, në Ditën e çlirimit të Krushevcit në luftën e dytë botërore, dhe me këtë rast do ti bëjmë publike opinionit, planet tona afatgjate pë zhvillimin e ndërmarrjes”, tha Sparavalo në fillim të muajit tetor me rastin e firmosjes së marrëveshjes. Në atë kohë u bë e ditur se në kompani punojnë 130 punëtor, dhe se pronari i ri, deri në fund të vitit do të punësoj edhe 150 vetë.
“Vetëm është rrëmbyer pasuria, janë larguar njerëz nga puna dhe nuk janë kthyer në punë,” tha Jeremiç. “ Tani është duke e zhvilluar një hetim serioz në Maqedoni i cili nuk është vetëm hetim i institucioneve maqedone por edhe ndërkombëtare," tha ai duke mos bërë të ditur se nga i ka këto informacione. Jeremiç i bëri thirrje organeve serbe që të hetojnë rastin “14 oktobar” në atë mënyrë që fillimisht të verifikojnë lidhjet e biznesit të Sparavalos dhe Mijalkovit. “Ky do të jetë një turp i madh. Bëhet fjalë për pastrim parash, dhe jo gjetjen e partnerit strategjik."
“Czechoslovak Group" e cili është mbrapa marrjes së “14 oktobar" ka kompani të mëdha siç është “Tatra kamiona", “Tatra makina ushtarake " dhe “Avia Motors". Sipas të dhënave të regjistrit shtetëror çek, as Gruevski dhe as Mijalkov nuk kanë aksione në këtë kompani dhe as nuk vërehete ndonjë lidhje e dukshme e ish-zyrtarëve të lartë maqedonë me kreun e kompanisë çeke.
Treshja e koordinuar
Por krerët e gjigantit çek dhe Sasha Mijalkovin i lidhë një emër - Vojislav Sparavalo. Sipas një hulumtimi të Projektit ndërkombëtar për hulumtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, OÇRP, Vojislav Sparavalo dhe vëllau i tij Dejan janë partnerë shumëvjeçar biznesi të Sasha Mijalkovit, madje që të tre kohë më parë ishin paraqitur si rezident në një adresë në Pragë.
Vëllezërit Sparavalo janë biznesmenë të njohur në Çeki, ku kanë dhjetëra kompani dhe pasuri të shumëta të paluajtshme, në vlerë prej dhjetëra milionë euro. Me Mijalkovin bashkëpunojnë që nga fillimvitet ’90-të, e në mënyrë të drejtëpërdrejtë i lidhë kompania “Servis Point MM" e cila për momentin është në falimentim.
Por kjo nuk thotë asgjë sepse kompania gjatë viteve sa ka ekzistuar, tri herë ka falimentuar dhe është aktivizuar më pas, dhe gjithmonë në mënyrë konstante sikur kanë ngelur tre shok – vëllezërit Sparavalo dhe Sasho Mijalkov. Nga tetori i vitit 2003, sipas Drejtorisë së Tatimeve dhe Regjistrit shtetëror të Çekisë, këta të tre i kanë ndarë aksionet në atë mënyrë që Mijalkov ka 50 për qind, e vellëzerëit Paravalo nga 25 për qind.
Deri më 30 prill të viti 2016, kjo është data e falimentimit të fundit, kompania “Servis Point MM" disa herë ka falimentuar dhe sërisht është aktivizuar. Ndërkohë, në vitin 2010, tre partnerëve i është bashkuar edhe Fan Hui Ho. Deri atëherë procedura është përsëritur para çdo aktivizimi të kompanisë - vëllezërit Sparavalo kanë futur nga 50.000 kruna çeke të kapitalit themelues, e Mijalkov plotë 9.827.000 kruna çeke duke arritur kapitalin themelues prej gjithsejtë 9.927.000 kruna (në atë kohë rreth 350.000 euro). Me rastin e shitjes së fundit të “Servis Pointa MM" personit Fan Hui Hou, çmimi ishte aq sa edhe kapitali themelues dhe më pas kompania sërish ka falimentuar.
Ndërkohë vëllezërit Sparavalo kanë kompaninë me gati të njejtin emër ”Servis Point", por për momentin nuk ka të dhëna për pjesmarrjen e Mijalkovit.
Rrjeti i manjatëve
Kompania “Czechoslovak Group" e cila përmes kompanisë së Beogradit “SCMG” dhe Vojislav Sparavala ka blerë “14 oktobar" është e regjistruar në Holandë si kompani mëmë që ka kompani të shumëta në Çeki.
Sipas hulumtimit të ÇRP-s i cili është publikuar nga mesi i vitit 2014,
vëllezërit Sparavalo përmes rrejtit të tyre të kompanive kanë bashkëpunim të ngushtë me manjatë të njohur çek të cilët prejardhjen e kanë nga Ish-Jugosllavia. Në mesin e tyre janë Millorad Mishkoviç, Miodrag Maksimoviç dhe Ish-gjenerali kroat Vladimir Zagorec. Ky i fundit në muajin prill është dënuar në Austri me dy vite burg për shkak të mashtrimit shumëmilionësh të kredive të Hypo Alpe Adria Bank.
Sasho Mijalkov, pjesë e kësaj skeme komplekse, ishte njeriu i parë i shërbimit sekret të Maqedonisë nga viti 2006 deri në vitin 2015, por gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur bizneset private në Çeki. Njëkohësisht në opinionin maqedonë ka dyshime se ka biznese të shumëta shumë fitimprurëse në atëdhe, e pasuria e tij vlerësohet në dhjetëra milionë euro.
Aktualisht Prokuroria Speciale e Maqedonisë kundër Mijalkovit po zhvillon tri hetime sepse dyshohet për përgjim të paligjshëm, keqpërdorim të postit zyrtar dhe torturë. Mijalkov është kushëri i afërt i Ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski kundër të cilit gjithashtu po zhvillohen një numër i madh hetimesh. Nëse shpallen fajtor, që të dy i pret dënimi me shumë vite burg.