AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 17:22

Rama: Luftë kundër punës në të zezë. Nis operacioni anti informalitet

Rama: Luftë kundër punës në të zezë. Nis

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të përjavshme në “Komunikimin e Javës”, shpalli edhe dy prioritete të qeverisë së tij: luftën kundër punës në të zezë dhe nisjen e operacionit antiinformalitet.

“E kemi bërë publikisht të ditur ambicien tonë për të luftuar punën në të zezë dhe rritur konkurrencën e ndershme, si edhe kontributet e sipërmarrjes në arkën e shtetit. Kemi arritur rezultate të rëndësishme deri këtu, por presim më shumë akoma dhe mundësitë për të shumë më tepër janë me të vërtetë të mëdha”, - tha Rama.

“Me zgjerimin e bazës së TVSH-së që tashmë është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe prej janarit të ardhshëm do të përfshijë edhe çdo biznes të vogël mbi 2 milionë lekë xhiro vjetore, padyshim vlera e shtuar e operacionit antiinformaliltet do të rritet”, - theksoi kryeministri gjatë komunikimi javor.

TPZ.AL

[embed]https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155323278671523/?fref=ts[/embed]