AKTUALITET, 19 Nëntor 2017, 16:10

“Akrepi” i Liçajt i jep tri pikë të arta Flamurtarit në Lushnjë

“Akrepi” i Liçajt i jep tri pikë të arta

Një supergol me një veprim tip “akrepi” i Lejdi Liçajt në minutën e 91-të i garantoi Flamurtarit një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Lushnjës së vendit të fundit, me vlonjatët që e shohin tani veten në vendin e dytë pas ndeshjes së vlefshme të javës së 11-të të Kategorisë Superiore.

Lushnja ishte pranë golit me Sefën në minutën e 69-të, por goditja e sulmuesit përfundoi në shtyllë.

Për Flamurtarin e Shpëtim Duros kjo ishte fitorja e 5-të në 11 javë, ndërkohë që Lushnja pësoi humbjen 7-të.

TPZ.AL