TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi në kuadrin e "Javës së Fëmijëve Jetimë", një vizitë në fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë si dhe në shtëpinë e foshnjës "Ana dhe Rozana".
"Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, është investim për të ardhmen e shoqërisë,"-theksoi Presidenti.
Në takimin dhe drekën që pati me fëmijët si edhe edukatoret e tyre në fshatin “SOS”, Presidenti theksoi se prioriteti i tij do të jetë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.
Presidenti Meta përshëndeti veçanërisht rolin e madh që fshati “SOS” dhe donatorët e huaj të kësaj organizate kanë dhënë ndër vite në këtë drejtim.
TPZ.Al
[gallery ids="22559,22560,22556,22558,22557"]