TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Anila Hoxha, deklaroi sot në Top Channel se ka informacion nga Prokuroria e Përgjithshme, se disa segmente të Policisë së Shtetit, kanë keqorientuar operacionet e ndërmarra nga Guardia Di Finanzia.
Sipas Hoxhës, Policia nuk e ka dërguar Guardia di Finanzia në disa vende ku kultivohej kanabis në vendin tonë.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha, konfirmoi hetimet ndaj Policisë për çorientimin e forcave italiane. "Asnjë oficer policie apo shef komisariati nuk ke të arrestuar sot e kësaj dite. Prokuroria nuk është se ka bërë ndonjë gjë deri tani" - shprehet Hoxha.
Hoxha publikoi edhe një dosje të plotë të përgjimeve, që sipas tij përfshijnë disa shtete dhe ish kryeministra si dhe zyrtarë Policie.
"Italianët kanë dosje të përgjimeve për trafikun e drogës, heroinës dhe hashashit, që nis nga Turqia vjen në Shqipëri dhe ballkan dhe përfundon në Itali. Janë bërë mbi 100 arrestime." - u shpreh Hoxha./TPZ.AL/